Shqiperia

“Duhet të miratoni ligje cilësore”, Koopman porosi Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

duhet te miratoni ligje cilesore koopman porosi shqiperise dhe ballkanit perendimor keni vetem nje muaj kohe per te mbyllur reformat
duhet te miratoni ligje cilesore koopman porosi shqiperise dhe ballkanit perendimor keni vetem nje muaj kohe per te mbyllur reformat

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Balkani Perëndimor që po mbahet Në Tiranë se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

Koopman: Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.

Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts