Në këtë Inter të frikshëm, një realitet i prekshëm është edhe Kristjan Asllani, me Inzaghi-n që tashmë është i qetë pasi talenti kuqezi e ka kaluar prej kohësh testin e pjekurisë, mund të pushojë i qetë edhe Calhanoglu. Përballë Atalanta-s, Asllani zbriti si titullar ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta. Në përfundim të sfidës, mediat italiane e vlerësuan me notën 7-të:
“Kalon testin e maturisë. I rregullt deri në limite në pjesën e parë, ndërsa në të dytën çlirohet.” Me shiritin në krah, kjo ishte një nga ato ndeshjet e rralla ku Berat Gjimshiti nuk ishte në nivele të larta, praktikisht si e gjithë skuadra e Atalanta-s. Të pësosh 4 gola, edhe Gjimshiti ka pjesën e tij të fajit, mbi të gjitha në golin e katërt, ku Frattesi e dogji, nota 5 për Gjimshitin. Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses të pastër trajneri Simone Inzaghi:
“Është e kotë ta mohosh. Skuadra po luan në nivele të larta prej afro dy vite e gjysmë, unë po e shijoj. Kemi fituar 5 tituj dhe sigurisht kjo na ka sjell lumturi. Në afro një muaj kemi krijuar këtë distancë me Juven, por në të njëjtën kohë e dimë se duhet të jemi të përqendruar, theksoi Inzaghi në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas te kontrata e tij, a do të rinovojë? Kam folur me Marotta-n. Unë jam mirë këtu, këtë e dinë të gjithë, tani nuk është momenti për të folur për kontratën time. Më bëhet qejfi që emri im lakohet nga klube të mëdha Evropiane, kjo do të thotë që Interi po bën mirë”, u shpreh Inzaghi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co