“Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”, deputetja e LVV-së ironizon me opozitën

sigurimet shendetesore jane kry pardje nga pdk ldk aak deputetja e lvv se ironizon me opoziten
sigurimet shendetesore jane kry pardje nga pdk ldk aak deputetja e lvv se ironizon me opoziten

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me opozitën në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Ajo është shfaqur veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruan “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”.

Më tej, shkruan se “Qysh kem tu nejt veç kur i ka nalë Qeveria Kurti”.

Ndërkohë, në këtë seancë ka pasur debate të shumta nga opozita, e cila ka akuzuar qeverisjen aktuale për degradim të sistemit publik shëndetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →