FOTO/ Tifozët sjellin probleme, FSHF dënon Kukësin, mbyll edhe Egnatian

foto tifozet sjellin probleme fshf denon kukesin mbyll edhe egnatian

Tifozët po kthehen në shqetësim të madh për klubet këtë sezon teksa nuk mungojnë gjobat dhe dënimet çdo javë. Ashtu siç pritej, klubi i Kukësit është dënuar me katër ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë sfidës me Erzenin, teksa invaduan fushën dhe goditën zyrtarët e ndeshje me sende të forta.

Naim Halili, drejtori sportiv i Kukësit, është përjashtuar me dy vite nga të gjithë aktivitet sportive për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Për sjellje të gabuar të tifozëve me dy ndeshje pa tifozëvë është dënuar edhe klubi i Egnatias.

Ndërkohë, me 3 ndeshje pezullim janë dënuar Arinaldo Rrapaj i Partizanit dhe David Janaqi i Skënderbeut të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në sfidën e fundit.

Aaaaaaa
Aaaaaaa
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →