Pritë e armatosur për studentin/ Ekzekutohet i riu në Johanesburg, makina e autorëve merr arratinë

prite e armatosur per studentin ekzekutohet i riu ne johanesburg makina e autoreve merr arratine
prite e armatosur per studentin ekzekutohet i riu ne johanesburg makina e autoreve merr arratine

JOHANESBURG – Një student universiteti është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga plumbat qorr, pasi një person i armatosur qëlloi për vdekje dy meshkuj të rritur në një makinë të parkuar në një rrugë të frekuentuar pranë qendrës së qytetit të Johanesburgut të Afrikës së Jugut, thotë policia.

Studentët u goditën kur autobusi i tyre po kalonte në vendin e të shtënave. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Krimet me armë marrin dhjetëra jetë çdo ditë në Afrikën e Jugut, por dëshmitarët e këtyre vrasjeve në mes të ditës thanë se ishin të tronditur nga ajo që ndodhi.

“Të dy burrat në automjet dhe një student u deklaruan të vdekur, ndërsa studenti tjetër u dërgua në spitalin më të afërt për trajtim mjekësor,” tha zëdhënësi i policisë Kol Dimakatso Nevhuhului për BBC, kur përshkroi atë që ndodhi të enjten pasdite.

Një deklaratë e policisë tha se studentët kishin rënë pre e një prite të armatosur. Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë trupin e një burri të varur nga dritarja e makinës. Një tjetër imazh tregon atë që duket se është dikush që trajtohet në vendngjarje në një rrugë kryesore në Braamfontein, një lagje afër një numri kampusesh universitare.

Nuk është e qartë se cilin universitet ka ndjekur studenti i vdekur. Një dëshmitare i tha transmetuesit lokal eNCA se ajo pa personin e armatosur duke u arratisur me një makinë të bardhë.

Zëdhënësi i policisë së qytetit të Johanesburgut, Xolani Fihla, tha se motivi i të shtënave nuk dihej. Një studente tha për eNCA se dëgjoi të shtëna të shumta, të ndjekura nga kaosi. “Ishte një përvojë vërtet traumatike. Është vërtet e frikshme sepse mund t’i kishte ndodhur kujtdo,” tha ajo.

Një tjetër tha se kishte parë incidente të mëparshme dhune në zonë. Policia dhe hetuesit e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje. Midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar mesatarisht 34 njerëz vriteshin çdo ditë në Afrikën e Jugut, thonë statistikat e krimit të policisë.

(BBC d.xh – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →