Lufta në Ukrainë, vriten 19 ushtarë rusë në Donjeck

lufta ne ukraine vriten 19 ushtare ruse ne donjeck
lufta ne ukraine vriten 19 ushtare ruse ne donjeck

Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të enjten nga një sulm raketor ukrainas në rajonin ukrainas, Donjeck, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse.

Më 21 shkurt, një hulumtimi nga Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së, gjeti se së paku 45.123 ushtarë rusë janë vrarë prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

Në janar, drejtori i CIA-s, Willam Burns, tha në një shkrim të publikuar në revistën Foreign Affairs se së paku 315.000 ushtarë rusë janë plagosur apo vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.

Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë në këtë luftë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i zbulon të dhënat për humbjet e ushtarëve dhe nuk komenton për shifrat e raportuar nga gazetarët./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →