“Kosova humbësja më e madhe në këtë lojë”, Lubonja për Samitin në Tiranë: Vuçiç u imponua, Shqipëria ia pranoi kushtet

kosova humbesja me e madhe ne kete loje lubonja per samitin ne tirane vucic u imponua shqiperia ia pranoi kushtet
kosova humbesja me e madhe ne kete loje lubonja per samitin ne tirane vucic u imponua shqiperia ia pranoi kushtet

TIRANË – Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24, duke folur për Samitin për Rajonin të mbajtur në Tiranë, deklaroi se Samiti i parë ishte spektakël politik, ku secili politikan kishte përfitimet e veta. Lubonja thekson se Kurti nuk ishte në Tiranë, sepse ai me siguri mendon që Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë politike që luhet. Për Lubonjën, Vuçiç u imponua dhe për fat të keq, Shqipëria ia pranoi kushtet.

“Samiti i parë shpjegon mungesën e Kurtit. Samiti i parë ishte spektakël politik. Ata që e bëjnë spektaklin kanë përfitimet e para. Tre protagonistët e spektaklit të Samitit të parë ishin Zelensky, Rama dhe Vuçiç. Zelensky ka problemet e veta, nuk po merr ndihmat, ka probleme edhe të brendshme, vjen këtu të gjejë mbështetje. Edi Rama ka nevojë për legjitimimin ndërkombëtar, për shkak të problemeve të brendshme, dihet se është benjamin i ndërkombëtarëve. Pavarësisht se thuhet se kanë mbetur në Shqipëri 1.5 milionë njerëz, ne mburremi se po bëjmë Samite etj. Gjithçka bëri Vuçiç shpjegon pse Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë. Vuçiç tha se për Kosovën mos të flitet fare. Vuçiç tregoi fuqi në Tiranë. Ata janë marrë vesh përpara Samitit se çfarë do të bëjnë. Vuçiç ka vënë kushtet e veta dhe Shqipëria ia ka pranuar këto kushte. Që mos e njohësh Kosovën si shtet në këtë Samit, sigurisht që kërcet. Këtu vjen era Open Balkan, vijmë tek ai projekt që Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar”, deklaroi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →