KORÇË – Këto janë pamjet e rënda, të vrasjes së ndodhur një natë më parë në lagjen 18 të qytetit të Korçës, ku një person vrau një 40-vjeçar dhe më pas qëlloi veten.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, është fokusuar momenti, kur Pine po ecën në rrugë, teksa i afrohet Ilo Lluka dhe e vret në vend. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, autori ka drejtuar armën drejt vetes.
[embedded content]
Pine ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tepër të rëndë, policia tha se pista kryesore që po hetohet është ajo e konfliktit për një pronë. Babai i autorit Ilio Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës, Emiljano Pines.
Babai i Llukës dyshohet se ka dashur që shtëpinë t’ia lërë trashëgimi djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine. Ky fakt dyshohet se e ka shtyrë Llukën që të kryejë krimin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co