7 ministra të jashtëm të Bashkimit Europian në një letër të përbashkët dërguar drejtuesve të Unionit mbështesin planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Kryediplomatët, përfshi ministrin e jashtëm të Greqisë Jorgos Gerapetritis theksojnë njëzëri së ka ardhur koha për t’i dhenë një shtysë procesit të zgjerimit duke kërkuar urgjent caktimin e një afati për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
“Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë. Në këtë kontekst, ne mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE-së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtuar reformat themelore.
Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuojë në nxitjen e konvergjencës socio-ekonomike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE”.
[embedded content]
Ministrat e jashtëm europianë nënvizojnë se liderët e Ballkanit Perëndimor, kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për realizuar objektivat e Planit të Rritjes dhe gatishmërinë e tyre për ta zbatuar atë.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për ‘Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor’ përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Koha është thelbësore”
Çdo vonesë shkruhet në letrën e firmosur nga kryediplomatët europianë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co