EMRAT/ Qarkullonin të armatosur me pistoleta, 3 në pranga, 2 prej të tyre vëllezër

emrat qarkullonin te armatosur me pistoleta 3 ne pranga 2 prej te tyre vellezer
emrat qarkullonin te armatosur me pistoleta 3 ne pranga 2 prej te tyre vellezer

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pas akuzohen se qarkullonin të armatosur me pistoleta. Pas hekurave ranë shtetasit Bashkim Ahmeto, Rudolf Kuçi dhe Brajan Kuçi.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Qarkullonin të armatosur me armë zjarri pistoleta, falë ndërhyrjes në kohë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej të tyre vëllezër.

Shtetasit që qarkullonin me armë zjarri, kanë tentuar t’i shmangen Policisë dhe t’i fshehin armët, por janë arrestuar në flagrancë.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municioni luftarak dhe 2 automjete të blinduara.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.

2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →