ITALI â Gjykata nĂ« Itali ka dhĂ«nĂ« dĂ«nimin me 8 vjet burg ndaj Mide Ndreut, ndihmĂ«sja shtĂ«piake pesĂ«dhjetĂ« e dy vjeçare, e cila mĂ« 24 nĂ«ntor 2021 goditi me thikĂ« pensionistin Antonio Amicucci, 68 vjeç, nĂ« shtĂ«pinĂ« e kĂ«tij tĂ« fundit, pĂ«r tĂ« cilin ajo punonte si ndihmĂ«se shtĂ«piake. Ngjarja ndodhi nĂ« lagjen SantâAndrea nĂ« Novara.
Vrasja në kushtet e vetëmbrojtjes
Gjykata e Kasacionit, vendosi ta dënojë Ndreun me 8 vite heqje lirie. Në shkallë të parë në Novara gruaja u dënua me 16 vjet e gjysmë për vrasje me dashje, por vitin e kaluar Gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme dhe specifike lehtësuese të rastit. Tashmë gruaja shqiptare duhet të vuajë dënimin me 8 vjet burg.
Si ndodhi ngacmimi e pastaj vrasja
Dënimi përfundimtar i Gjykatës së Kasacionit konfirmon atë që u rindërtua nga hetimet: gruaja, pasi kishte ndjerë se i moshuari kishte tentuar ta ngacmojë seksualisht, kishte rrëmbyer një thikë kuzhine dhe e kishte goditur trembëdhjetë herë Amicuccin, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas Ndreu thirri për ndihmë dhe u arrestua nga karabinierët, por ajo foli menjëherë për ngacmimet që kishte pësuar prej disa kohësh dhe e kishte justifikuar goditjen me thikë si vetëmbrojtje, duke theksuar se kishte reaguar me vrull dhe pa vullnetin për të vrarë pensionistin, që i dha punë. Gruaja iu nënshtrua një vlerësimi psikiatrik në Apel, i cili e njohu atë si të aftë për të kuptuar rrethanat.
(Rai News â BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co