![U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Moment historik për shqiptarët 2 u zgjodh kryeminister ne maqedonine e veriut vjosa osmani uron talat xhaferin moment historik per shqiptaret](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/01/u-zgjodh-kryeminister-ne-maqedonine-e-veriut-vjosa-osmani-uron-talat-xhaferin-moment-historik-per-shqiptaret.png)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.
“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co