VIDEO/ Grabiti marketin në Kavajë nën kërcënimin e armës, policia gjen kallashnikovin e hedhur në përrua

video grabiti marketin ne kavaje nen kercenimin e armes policia gjen kallashnikovin e hedhur ne perrua
video grabiti marketin ne kavaje nen kercenimin e armes policia gjen kallashnikovin e hedhur ne perrua

Kavajë

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

Më herët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar, 25-vjeçarin E. Sh., banues në Qerret.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →