Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e shoqatës për autonomi vendore, e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, rendit sukseset e reformës administrative.
“Kemi përmirësime dhe rezultate pozitive. Marrim kanalet ujitëse dhe vaditëse, para reformës nuk merreshin me këto, sot nëse bën krahasimin me sipërfaqen e mbuluar është një diferencë shumë e madhe. Po të futemi te elementi financiar, nëse do të shikosh nivelin e të ardhurave, kemi ndryshim të dukshëm. Bashkitë kanë filluar të bëhen të afta të përthithin projekte të ndryshme nga jashtë.
Kemi bashki që kanë mbi 10 projekte. Bashkia e Përmetit është bashki e vogël dhe ka 12 projekte me donatorë të huaj, çka tregon eficencë të burimeve njerëzore. Mbrojtja civile, kemi përmirësime në këtë drejtim. Sot kemi stacione zjarrfikëse në çdo bashki. Dikur mund të ishin me gisht bashkitë që me të ardhurat e veta realizonin investime, kur sot ke një pjesë të madhe të bashkive arrijnë të realizojnë investime me të ardhurat e veta. Për shembull, Bashkia e Dimalit, 40 për qind e të ardhurave të veta i investon”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co