Shkolla 9-vjeçare në fshatin Stropckë rrezikon të mbyllet, prindërit: Fëmijët do duhet të ecin 30 minuta në këmbë

shkolla 9 vjecare ne fshatin stropcke rrezikon te mbyllet prinderit femijet do duhet te ecin 30 minuta ne kembe
shkolla 9 vjecare ne fshatin stropcke rrezikon te mbyllet prinderit femijet do duhet te ecin 30 minuta ne kembe

Shkolla 9-vjeçare Demokracia në fshatin Stropckë rrezikon të mbyllet.

Këtë e pohojnë banore dhe prindër të shqetësuar të cilët prej dy ditësh po firmosin një peticion kundër mbylljes së kësaj shkolle.

Sipas tyre mbi 70 nxënës që marrin mësim në këtë shkollë do të transferohen në shkollën e Leshnicës në një fshat tjetër të kësaj zone.

Ajo qe i shqetëson më shumë banorët janë vështirësitë që fëmijët do të hasin çdo ditë.

Sipas tyre nxënësit e kësaj shkolle do të duhet të ecin rreth 30 minuta në këmbe pavarësisht kushteve të motit ose nëse do të vendosin një mjet transporti do të jete një kosto e shtuar për ta gjë që është e papërballueshme.

Nga zyra vendore e arsimit parauniversitar Pogradec bëhet e ditur se nuk është në planet e afërta mbyllja e shkollës Demokracia në fshatin Stropcke.

Sipas tyre do të shihet numri i nxënësve në vijim për të marrë vendimet që përkojnë me projektet e arsimit parauniversitar në reduktimin e klasave kolektive por gjithmonë me aprovimin e prindërve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →