Nga sfidat ekonomike te ndryshimet e lidershipit, Kina mban takimin e përvitshëm të qeverisjes

nga sfidat ekonomike te ndryshimet e lidershipit kina mban takimin e pervitshem te qeverisjes
nga sfidat ekonomike te ndryshimet e lidershipit kina mban takimin e pervitshem te qeverisjes

Të hënën në Kinë mbahet takimi vjetor i nivelit të lartë të organit më të lartë legjislativ dhe atij të politikave. Ndonëse axhenda e takimit që do të mbahet në Pekin është përgatitur paraprakisht, ai do të ofrojë sinjale të rëndësishme të planeve mbi politikat kineze. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, takimi mund të dominohet nga sfidat e shumta ekonomike me të cilat po përballet Kina.

Kur Kina hoqi masat kufizuese për frenimin e pandemisë së COVID-19 vitin e kaluar, shumë ekspertë prisnin një rritje të madhe ekonomike, për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Por kjo rritje nuk ndodhi. Në vend të kësaj, Kina përjetoi një nga rritjet më të ngadalta ekonomike në tre dekada. Dhjetëra milionë apartamente mbetën bosh për shkak të rënies së çmimeve të banesave. Konsumatorët e Kinës po ashtu kanë reduktuar shpenzimet.

Në tregjet e aksioneve janë hedhur triliona dollarë, mes një goditjeje ndaj biznesit në emër të sigurisë kombëtare. Edhe pse Kina thotë se është e hapur për biznes, shumë investitorë mbeten të shqetësuar.

“Mund të flisni gjithë ditën se si biznesi është i mirëpritur, por veprimet flasin më shumë se fjalët”, thotë James Zimmerman, ish-kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë.

Mesazhet jo të qarta mund të vazhdojnë pasi Kina të hënën do të mbajë takimin më të madh politik në Pekin. Shumë analistë perëndimorë janë skeptikë se presidenti Xi Jinping do të ndryshojë ndjeshëm kursin.

“Legjitimiteti i udhëheqjes bazohet në një Kinë të fortë dhe të rinovuar. Dhe kjo mund të bëhet përmes përqëndrimit tek mesazhet për sigurinë kombëtare. Pra, Presidenti Xi, në fakt, forcohet politikisht nga mesazhet mbi kërcënimet nga forcat e huaja”, thotë James Zimmerman, ish-kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë.

Pavarësisht rritjes së fundit të diplomacisë, zyrtarët amerikanë thonë se Kina ka bastisur të paktën gjashtë kompani amerikane vitin e kaluar, madje duke arrestuar disa punonjës, me sa duket me akuza për spiunazh.

“Dhe problemi tjetër që ata kanë është se ata frikësojnë miliarderët kinezë. Sepse nuk i dihet se kur mund të të kapin më pas dhe të zhdukesh”, thotë Dennis Wilder, nga Universiteti Georgetown.

Për presidentin e Kinës, kjo është pjesë e përpjekjeve për të larguar vëmendjen nga rritja e vogël ekonomike dhe përqëndrimin në një koncepti të ri ideologjik për “begati të përbashkët”.

Gjithashtu ai mund të bëjë ndryshime në ekipin drejtues, mes shqetësimeve në rritje pasi ish-ministri i tij i mbrojtjes dyshohet se është nën hetim për korrupsion. Po ashtu ish-ministri i Jashtëm është zhdukur, mes zërave se ai u kap në një skandal spiunazhi.

Për presidentin e Kinës kjo është një listë e gjatë sfidash dhe me pak përgjigje, ndërsa ai përgatitet të bindë popullsinë brenda vendit dhe pjesën tjetër të botës se ekonomia kineze është në rritje./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →