ZYRTARE/ Bayern rinovon me mbrojtësin, qëndron deri në 2025

zyrtare bayern rinovon me mbrojtesin qendron deri ne 2025
zyrtare bayern rinovon me mbrojtesin qendron deri ne 2025

Eric Dier do të qëndrojë te Bayern Munich, për të paktën edhe një sezon tjetër. Mbrojtësi nuk do të kthehet te Tottenham, me klubin bavarez që ka njoftuar se ka rinovuar kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2025.

Dier u huazua nga Tottenham në afatin kalimtar të fundit, fillimisht deri në qershor, por më pas drejtuesit vendosën që të zgjasin edhe më tej bashkëpunimin.
Dier ka luajtur deri më tani 7 ndeshje në Bundesligë. 30-vjeçari luajti mbrëmë plot 90 minuta, në ndeshjen ndaj Freiburg, takim ky i përfunduar me shifrat 2-2.

Te kampionët në Gjermani priten shumë ndryshime në verë, për shkak të ecurisë jo shumë të mirë në kampionat këtë sezon. Bayern renditet në vendin e dytë me 54 pikë, 7 pikë më pak se Leverkusen kryesues.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →