Shqipëria pjesë e rindërtimit të Ukrainës? Ambasadori Shkurov: E di se nuk jeni vend i pasur! Vlerësojmë çdo lloj ndihme

shqiperia pjese e rindertimit te ukraines ambasadori shkurov e di se nuk jeni vend i pasur vleresojme cdo lloj ndihme
shqiperia pjese e rindertimit te ukraines ambasadori shkurov e di se nuk jeni vend i pasur vleresojme cdo lloj ndihme

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, foli edhe për procesin e rindërtimit në Ukrainës pas luftës dhe nëse Shqipëria do të marrë pjesë në këtë proces.

“Ekziston vendimi se Shqipëria do të marrë pjesë në procesin e rindërtimit dhe aktualisht Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit po diskutojnë mbi mënyrat se si mund të realizohet. Shqipëria nuk ka një fond ndërkombëtar për punime të tilla dhe e gjithë kjo sot bëhet vetëm me burimet e veta.

Shqipëria është një vend që nuk është shumë i pasur dhe njerëzit jetojnë në një kohë shumë të vështirë dhe është e qartë se jeta është bërë shumë më e shtrenjtë dhe ne e vlerësojmë çdo lloj ndihme që kemi marrë nga ana e Shqipërisë”, thekson ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →