Klasikja e futbollit shqiptar i takon Vllaznisë. Fitore 3-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, në supersfidën e kësaj jave në kampionatin shqiptar. Takimi u zhbllokua në minutën e 21-të, me Juriç që u tregua i saktë me kokë. Pak më vonë, shkodranët iu afruan shumë edhe golit të dytë, por shtylla i tha jo Grudës.
Bekim Balaj dërgoi në festë tifozërinë vendase, me golin e tij në minutën e 45-të. Në epërsinë e dy golave, Vllaznia u fut mjaft e qetë në pjesën e dytë, ndërsa bardheblutë duket se nuk kishin çfarë të humbisnin. Në minutën e 68-të, ishte Patrick që u shfaq para porte, goditje e tij shkoi jashtë. Djemtë e Erbim Fagut ngushtuan shifrat në të 78-tën me Nikqin.
Gjithsesi, të besuarit e Osmanit gjetën qetësinë menjëherë, pasi Balaj shndërroi në gol një penallti. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co