Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi fitoren 3-1 ndaj Tiranës.
“Duhet të ceket publiku, na ka përkrahur për 90 minuta. Çdo fitore është e mirë, por kjo kundër një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Një pjesë luftarake, ku dominuam edhe në lojën 1 me 1. Në pjesën e dytë u pozicionuam pak tepër. Kundërshtari ndërroi sistemin e lojës. Megjithatë nuk na rrezikuan, përveç disa momenteve.
Edhe në pushim e përmendëm rezultatin. Gjatë lojës do vijnë edhe momentet e rrezikshme. Do përforconim edhe mesin e fushës, edhe sulmin. Ne, jo vetëm gjatë kësaj loje, por edhe më parë, mundohemi ta menaxhojmë mirë euforinë. E përsëris, kemi edhe 10 ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kush do të na mundë ne? Inshallah asnjë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co