Sulmi rus në një ndërtesë apartamentesh në Odessa, 11 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

sulmi rus ne nje ndertese apartamentesh ne odessa 11 te vdekur mes tyre 2 femije
sulmi rus ne nje ndertese apartamentesh ne odessa 11 te vdekur mes tyre 2 femije

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti të shtunën thirrjen e tij drejtuar aleatëve perëndimorë të vendit të tij për të dorëzuar armët dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, pas sulmeve ruse që morën jetën e njëmbëdhjetë personave, tetë prej tyre në Odesa.

Një nga partnerët kryesorë të Kievit, Gjermania, po përballet me një krizë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi “përgjimin” e bisedave midis oficerëve ushtarakë gjermanë që diskutonin çështje të klasifikuara në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, në Odessa, një sulm rus kundër një ndërtese apartamentesh nëntëkatëshe shkaktoi vdekjen e tetë personave, mes tyre dy fëmijë të moshës tre vjeç e katër muaj, natën e së premtes deri të shtunën, sipas një zyrtari lokal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →