Një zinxhir shpëtimi me efekt të kundërt/ BBVIP, formulë të re nominimi! Ja banorët që shkojnë në televotim

nje zinxhir shpetimi me efekt te kundert bbvip formule te re nominimi ja banoret qe shkojne ne televotim
nje zinxhir shpetimi me efekt te kundert bbvip formule te re nominimi ja banoret qe shkojne ne televotim

Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen mes banorëve, ndërsa gjatë Primes së sotme janë diskutuar për herë të parë edhe grupet.

Megjithatë, sa i përket nominimit sot Vëllai i Madh ka provuar një formulë të re, një zinxhir shpëtimi por me efekt të kundërt.

Të nominuar nuk do të shkojnë 3 personat që mbeten në fund të zinxhirit, por e gjithë shtëpia. Ndërsa e bukura është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim.

Silvi, Sara Karaj dhe Françeska si personat e fundit që mbetën në këtë zinxhir shpëtimi janë imun. Ndërkaq, gjithë shtëpia: Bardhi, Egla, Erjola, Heidi, Ilnisa, Julia, Julian, Ledjona, Meriton, Rike, Romeo, Roza, Sara dhe Vesa, shkojnë në nominim.

Televotimi mbyllet të martën e ardhshme, ndërsa e bukura e këtij nominimi është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim. Banorët e rinj, Liami dhe Jetmiri do të jenë imun deri në javën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co