Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i është përgjigjur Elisa Spiropalit, duke u shprehur se ajo dëshiron që të amnistohen zyrtarët e korruptuar të qeverisë.
Pampuri thekson se për Spiropalin, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë. Deputetja demokrate shton se PD është kundër amnistisë për zyrtarët e korruptuar, por pro amnistisë që liron nga burgjet protestuesit, atë që është dënuar se nuk pagoi 3 mijë lekë drita etj.
Postimi i deputetes së PD Oriola Pampuri:
Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucioneve të drejtësisë.
Pas përpjekjeve për të ngritur komision që të kontrollojë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar.
Këtë e artikuloi sërish sot Elisa në botën e doganave.
Për të, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë.
Elisa i di mirë si funksionojnë këto dy mekanizma, nga doganat deri në Shkodër.
Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja.
PO, amnisti për qytetarët që i çuan në burg për 3 mijë lekë drita, ndërsa vetë vidhni miliona;
PO, amnisti për ata që protestonin për shtëpitë e tyre, ndërsa ju iu merrnit pronat dhe ua jepnit oligarkëve;
PO, amnisti për ata që protestuan kundër qeverisë tuaj, më e korruptuara në histori, që kriminalizoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët.
Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co