KUÇOVË- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi, me anë të një video, ka publikuar pamjet nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Peleshi shprehet se edhe një ditë na ndan nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s. Ai shprehet se hapja e kësaj baze ajrore, që i shërben Aleancës Veri-Atlantike Ushtarake, është një hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.
Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:
Edhe #1Ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.
Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co