Plas thika në restorantin në Selanik, klienti plagos me thikë kuzhinierin shqiptar

plas thika ne restorantin ne selanik klienti plagos me thike kuzhinierin shqiptar
plas thika ne restorantin ne selanik klienti plagos me thike kuzhinierin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që pati me të. Ky i fundit ka përfunduar në spital me plagë në bark.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit e biznesit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spital. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →