12 viktima dhe 4 mijë të dënuar në arrati, bandat sulmojnë burgun në Haiti, ja kërkesa e pazakontë për kryeministrin

12 viktima dhe 4 mije te denuar ne arrati bandat sulmojne burgun ne haiti ja kerkesa e pazakonte per kryeministrin
12 viktima dhe 4 mije te denuar ne arrati bandat sulmojne burgun ne haiti ja kerkesa e pazakonte per kryeministrin

Qeveria e Haitit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën pasi bandat e armatosura sulmuan një burg të madh Port-au-Prince.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 12 persona dhe u arratisën rreth 4 mijë të burgosur.

Drejtuesit e bandave të cilët kanë marrë përsipër sulmin kanë deklaruar se duan të detyrojnë kryeministrin Ariel Henry të japë dorëheqjen.

Luftërat e dhunshme mes bandave kanë shkaktuar mijëra viktima në vend që nga 2020.

Qeveria bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për 72 orë dhe se një vendim i tillë u mor pasi ishte në rrezik siguria kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →