Gjashtë pelegrinë të vdekur nga zjarri në Mauritius

gjashte pelegrine te vdekur nga zjarri ne mauritius
gjashte pelegrine te vdekur nga zjarri ne mauritius

Gjashtë pelegrinët vdiqën në ishullin Mauritius të dielën kur një zjarr shpërtheu gjatë një ceremonie fetare hindu, tha policia.

Një karrocë prej druri dhe bambuje që mbante figurina të hyjnive hindu mori flakë kur ra në kontakt me linjat e zhveshura të energjisë, tha oficeri i policisë Anil Kumar Deep për televizionin publik.

“Kemi gjashtë të vdekur dhe shtatë të lënduar si pasojë e aksidentit” dhe njëri prej të lënduarve është “në gjendje të rëndë”, ka sqaruar ai.

Pelegrinët udhëtuan në këmbë për në Ganga Talao (“Liqeni i Madh”), i shenjtë për komunitetin hindu të ishullit, ku festivali fetar i Shivaratrit mbahet më 8 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →