BERLIN – Katër persona humbën jetën dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën pas një zjarri që ra në një shtëpi të të moshuarve në Bedburg-Hau në shtetin perëndimor të Gjermanisë North Rhine-Uestphalia herët të hënën, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Një zjarrfikës dhe një oficer policie gjithashtu u plagosën dhe u dërguan në spital.
Përveç atyre që u konfirmua se ishin të lënduar, 46 banorë të tjerë janë evakuuar dhe po kontrollohen për lëndime të mundshme.
Zjarri, i cili shpërtheu gjatë natës, është shuar, por zjarrfikësit janë ende duke punuar në vendngjarje, thuhet në njoftim. Shkaku i zjarrit po hetohet.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co