Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka devijuar nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë e cila u inagurua sot, është bazë e sigurisë e rajonale.
Ai tha se krijimi i k9saj baze është lajm i mirë edhe për Kosovën,. por se të plotë situatën do ta bënte anëtarësimi i saj në Aleancë
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë. E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për Qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka thënë Haradinaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co