Përkujtohen 3 punonjësit e Policisë rënë 25 vite më parë në detyrë, Balla: Në nderim të Dëshmorëve, të kemi figurë sa më të pastër të Policisë së Shtetit

perkujtohen 3 punonjesit e policise rene 25 vite me pare ne detyre balla ne nderim te deshmoreve te kemi figure sa me te paster te policise se shtetit
perkujtohen 3 punonjesit e policise rene 25 vite me pare ne detyre balla ne nderim te deshmoreve te kemi figure sa me te paster te policise se shtetit

BERAT – Ministri i Brendshëm Taulant Balla apeloi të gjithë punonjësit e Policisë, që në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, të punojnë e përkushtohen në detyrë për të ruajtur një figurë sa më të pastër.

Në ceremoninë e përkujtimit të 3 Dëshmorëve, u rivarrosën në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Berat, eshtrat e të ndjerit Lumën Hasanbelli. 25 vite më parë, ai ra gjatë kryerjes së detyrës në një postbllok policie, duke u përplasur me armë me një bandë kriminale së bashku me kolegët Rushan Toska e Baftjar Grëmshi.

“Mbase për një pjesë të brezit të ri këto ngjarje u duken të pabesueshme, por për të gjithë ne që kemi qenë dëshmitarë të atyre ditëve, e sidomos dhe mbi të gjitha për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët punonin çdo ditë për rikthimin e kontrollit të territorit dhe të rendit publik është e qartë se efektivët e policisë kanë bërë përpjekje mbi njerëzore, të tillë ishin edhe tre efektivët që po përmendim sot, ata ishin me virtyte, ata ishin të angazhuar çdo ditë në krye të detyrës dhe bënë gjithçka për të mos braktisur misionin e tyre si profesionist”, u shpreh ministri Balla në ceremoni ku morën pjesë kolegë të ish-punonjësit, familjarë e zyrtarë vendore.

Ministri tha se Policisë i është dashur të paguajë me një çmim shumë të shtrenjtë realizimin e detyrës.

“Kjo gjë nuk është vetëm një motiv frymëzimi individual apo profesional, por është gjithashtu një tregues i heshtur që na bënë të përulemi me nderim përball këtyre njerëzve, që nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë për realizimin e misionit të tyre në funksion të së mirës së shoqërisë sonë. Nuk është e rastit që këta punonjës policie të veshur me virtyte të gjendjen në epoka të ndryshme sikurse u gjetën edhe 80 vjet më parë, Dëshmorët e Atdheut, ndërsa sot dhe këtë vit festojmë 80-vjetorin e çlirimit. Edhe në ato vite të rinj të veshur me guxim dhe përgjegjësi dolën malit për t’i dalë Zot vendit dhe nuk kursyen as jetën e tyre”, nënvizoi ai.

Milorati, djali i Dëshmorit të Atdheut, i cili në kohën kur i ati ndërroi jetë vetëm 8 vjeç, prej vitit 2014 është pjesë e Policisë së Shtetit.

“Uroj që me të njëjtin frymëzim, me të njëjtën dashuri për uniformën dhe me respekt me të njëjtin motivim të ngjizen të gjitha brezat e ardhshëm. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë punonjësve të policisë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”, e mbylli fjalën e tij Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →