Kristjan Asllani protagonist. Lojtari shqiptar i Interit ka dhuruar asist në ndeshjen ndaj Fiorentinës, në minutën e 15-të. Një krosim i mesfushorit shqiptar për Lautaron, me sulmuesin argjentinas që u koordinua mjaft mrië për të shënuar në portën e Terracianos.
21-vjeçari i Kombëtares kuqezi, Asllani është aktivizuar në 12 ndeshje të kampionatit këtë edicion te zikaltërit. Për të, kjo është hera e parë që bën rolin e “kamarierit” në këtë sezon.
Asllani po luan sezonin e dytë në Milano dhe pritshmëritë janë pozitive. Mungesat e Calhanoglu dhe Barella në mesfushë detyruan trajnerin Inzaghi t’i besojë sonte në Firenze një rol titullari dhe mesfushori ia shpërblen në mënyrën më të mirë të mundshme.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co