11 shtetas të rinj betohen për shtetësinë shqiptare, mes tyre balerini me famë ndërkombëtare, Veliaj: Misioni ynë është që të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë më të mirë

11 shtetas te rinj betohen per shtetesine shqiptare mes tyre balerini me fame nderkombetare veliaj misioni yne eshte qe te gjithe bashke ta bejme shqiperine me te mire

11 shtetas të rinj, 8 prej të cilëve nga Kosova, u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Mes tyre ishte edhe balerini me famë ndërkombëtare, Eno Peçi.

Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku Veliaj i uroi të gjithë për rrugëtimin e tyre të ri si shtetas të Shqipërisë, ndërsa i ftoi të bëhen pjesë e aktiviteteve të përditshme që zhvillohen në Tiranë.

“Kemi pasur një fillim viti të jashtëzakonshëm. E nisëm me Presidencën e B40, më pas ndodhi vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, pastaj u zhvillua Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Nga java tjetër Tirana do të ketë një pafundësi aktivitetesh me Ditën e Verës, pastaj gjatë gjithë vitit do të punojmë për t’i dhënë më shumë jetë qytetit. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj që do ju shoh edhe në shumë aktivitete, do jeni aktivë edhe në jetën e qytetit. Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj se do jepni kontributin tuaj dhe do pasuroni jetën e qytetit tonë, bashkë me familjet tuaja dhe me shtetësinë tuaj të re në këtë skuadër që është skuadra jonë Shqipëria”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shtoi se dëshira e tij e madhe është që qytetarët e rinj të Tiranës ta mbështesin njëri-tjetrin në ditë të mira, e në ditë të vështira. “Besimi im është që të jemi bashkë edhe në ditët e mira, por edhe në ditët kur kemi sfida e vështirësi. Të qënit bashkë, i dyfishon gëzimet; kur kemi halle, të qenit bashkë i përgjysmon hallet. Shpresoj shumë që besoni tek ky mision”, përfundoi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co