Protokolli fton dhe lë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë, reagon Asllan Dogjani: E paprecedentë

protokolli fton dhe le pa karrige deputetet e opozites ne kucove reagon asllan dogjani e paprecedente
protokolli fton dhe le pa karrige deputetet e opozites ne kucove reagon asllan dogjani e paprecedente

Deputeti Asllan Dogjani, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, denoncon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë.

Postimi i deputetit Asllan Dogjani:

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare  në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co