Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi barazimin 1-1 me Partizanin.
“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani.
Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj?
“Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.”
Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë?
“Ne luajtëm një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co