SHKOPET – Banorët e fshatit Shkopet fajësojnë institucionet shtetërore për ngjarjen e kësaj të hëne, ku humbi jetën një e moshuar 86-vjeçare. Ata thanë se shteti që prej vitit 2010 nuk ka ndërhyrë për t’ua rregulluar urën.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se më 3 dhjetor të atij viti, ura e fshatit Shkopet u rrëmbye nga ujërat e lumit Mat pas hapjes së digës së hidrocentralit, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 vite, asnjë institucion shtetëror apo vendor nuk ndërhyri.
Duke qenë se nuk u rregullua as nga Bashkia Kurbin e as nga shteti, banorët e kishin rindërtuar urën vetë, por mungonte siguria në të. Frrok Pergjoka thotë se faji është i shtetit për humbjen e jetës së të moshuarës.
86-vjeçarja Dava Gjegji dyshohet se duke kaluar mbi urë ka rënë aksidentalisht prej saj. Fatkeqësisht e moshuara nuk mundi të dalë nga uji, duke humbur jetën.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co