Zjarri shkatërron parkun kombëtar të Argjentinës

zjarri shkaterron parkun kombetar te argjentines
zjarri shkaterron parkun kombetar te argjentines

Një zjarr që doli jashtë kontrollit të shtunën ka shkatërruar deri më tani 577 hektarë të Parkut Kombëtar Los Alerces, njoftuan mediat lokale.

Zjarri prek një zonë pranë përroit Centinela brenda Parkut Kombëtar Los Alerces në provincën jugore të Argjentinës Chubut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Telam, duke cituar Mario Cardenas, kreun e departamentit të zjarrfikësve, komunikimeve dhe emergjencave të parkut.

Cardenas tha se rreziku nga zjarri është në një “nivel ekstrem” dhe kushtet e motit janë “të pafavorshme” për shuarjen e flakëve për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Parku Kombëtar Los Alerces, shtëpia e pyjeve mijëravjeçare, u krijua në 1937 dhe u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →