Sport

VIDEO/ Çështje kohe, Interi “prenoton” titullin, ndaj Genoas mbrëmje magjike edhe për Asllanin

video ceshtje kohe interi prenoton titullin ndaj genoas mbremje magjike edhe per asllanin
video ceshtje kohe interi prenoton titullin ndaj genoas mbremje magjike edhe per asllanin

Interi vrapon drejt titullit kampion, tashmë është çështje kohe. Zikaltërit, pasi fitores së sotme në shtëpi ndaj Genoas me shifrat 2-1 shkojnë në kuotën e 72 pikëve, 15 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Thonë se dashuria e parë nuk harrohet kurrë, por si duket kjo vlen edhe për golin e parë.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani realizoi golin e parë me fanellën e skuadrës nga Milano, pas kaq shumë kohe pritje-je. Të besuarit e Inzaghit realizuan edhe të dytin në pjesën e parë. Ishte Alexis Sanchez që shndërroi në gol një penallti, në minutën e 38-të.

Genoa u përpoq që të bënte diçka, sidomos me anë të kundërsulmeve. Mysafirët ngushtuan diferencat në të 55-tën, falë Vasquez. Ekipi i Gilardinos barazoi shifrat me Vitinha, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt. Çerek ore para vërshëllimës  përfundimtare të arbitrit, Retegrui i shkoi fare pranë golit, me një goditje me kokë.Asnjë ndryshim rezultati deri në fund të sfidës, me Interin që shkon i qetë drejt titullit.

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts