Përcaktimi i hapave të përbashkët për të rritur prodhimin e dronëve për Forcat e Armatosura të Ukrainës ishte tema kryesore e bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Lituanisë, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij lituanez Gabrielius Landsbergis në Kiev.
“Ne i kushtuam një pjesë të madhe të bisedës sonë përcaktimit të hapave të përbashkët për të rritur prodhimin e dronëve për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Lituania ka teknologjinë dhe ne mund të rrisim prodhimin. Kjo ishte një temë kryesore. Ekziston një kuptim i qartë se çfarë , si dhe kur të bëhet, në mënyrë që bashkëpunimi ukrainas-lituanez në prodhimin e dronëve të japë rezultatin maksimal në kohën më të shkurtër”, tha Kuleba.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co