Ky është momenti rrëqethës kur një britanik ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap.
Sipas mediave britanike, Nathy Odinson, nga Huntingdon, në Cambridgeshire, u ngjit ilegalisht në majë të ndërtesës në vendpushimin bregdetar të Pattaya për të kryer fluturimin me parashutë.
Pamjet tregojnë 33-vjeçarin duke numëruar mbrapsht “tre, dy, një, shihemi” përpara kërcimit vdekjeprurës.
Nathy mësohet se ka rënë në një pemë, duke goditur një degë, përpara se të përplasej në asfalt.
Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë: “Dëgjova zhurmën e pemës dhe mendova se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë”.
Ndërkohë bëhet e ditur se Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30.
Roja i sigurisë tha se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.
Ndryshe togeri i policisë Kamolporn Nadee ka treguar se viktima ishte në një ‘gjendje të tmerrshme’ kur mbërritën oficerët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co