Nga çështja e dinarit te zbatimi i marrëveshjeve, çfarë pritet të diskutohet sot në takimin mes Lajçak dhe Bislimit

nga ceshtja e dinarit te zbatimi i marreveshjeve cfare pritet te diskutohet sot ne takimin mes lajcak dhe bislimit
nga ceshtja e dinarit te zbatimi i marreveshjeve cfare pritet te diskutohet sot ne takimin mes lajcak dhe bislimit

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim të martën përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se temë diskutimi mes Bislimit dhe Lajçak do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazike.

Sipas njoftimit, takimi pritet të ndodhë në ndërtesën e Qeverisë, prej orës 09:30.

Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →