Jurguens Montenegro realizoi dy gola ndaj Laçit, në suksesin 3-1 në Kupë të Egnatias.
“Jam i lumtur për fitoren. Mendoj se është e rëndësishme për Kupën dhe për të na dhënë besim për kampionatin. Mendoj se na jep besim që të mund të vazhdojmë me trepikëshat. Jemi në një moment ku është e rëndësishme të mbajmë vendin e parë dhe pastaj të fitojmë.
Ibrahimoglu, por edhe Spahiu apo Zejnullai, të gjithë shokët që kam janë të një cilësie të lartë dhe kjo të jep besim. Gjithashtu edhe profesori që më aktivizon. Pak nga pak, jo vetëm se sot kam shënuar, por edhe nga ndeshjet e mëparshme, po bëjmë gjithnjë e më mirë, por nuk erdhën golat. Tani t’i gëzohemi kësaj fitoreje.
Rivali më i fortë? Unë kam pak kohë që ndjek futbollin shqiptar. Për historinë mendoj se është Partizani, por janë shumë skuadra konkurruese e duhet të kem respekt për të gjithë. Duhet të mendojmë gjithmonë se jemi më të mirët, por edhe ta tregojmë në fushë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co