“Paratë e aseteve ruse, jo vetëm për rindërtimin e Ukrainës”, Borrell: BE po diskuton përdorimin e tyre për armatimin e Kievit

parate e aseteve ruse jo vetem per rindertimin e ukraines borrell be po diskuton perdorimin e tyre per armatimin e kievit
parate e aseteve ruse jo vetem per rindertimin e ukraines borrell be po diskuton perdorimin e tyre per armatimin e kievit

BE po diskuton opsionin e përdorimit të parave të fituara nga asetet e ngrira ruse jo vetëm për rindërtimin në Ukrainë, por edhe për mbështetje ushtarake, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Vendet e BE-së ranë dakord njëzëri në fund të janarit për të përdorur miliarda euro fitime nga fondet e ngrira ruse në Evropë, për të ndihmuar në financimin e rindërtimit të Ukrainës.

Nëse anëtarët e BE-së bien dakord që asetet mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën, ato mund të përdoren gjithashtu për të “shmangur shkatërrimin” e vendit, tha Borrel në një konferencë shtypi në Bruksel të martën, raportoi TASS.

“Kjo do të thotë të rritet kapaciteti ushtarak i Ukrainës ose baza e mbrojtjes dhe teknologjisë,” shtoi ai.

“Përdorimi i mundshëm i fitimeve të papritura nga asetet e ngrira ruse për dërgesat dhe prokurimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, e cila mund të bëhet përmes Facilitetit Evropian të Paqes, është një tjetër hap përpara,” tha Borrel në një deklaratë të postuar në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →