TIRANË- Të shtunën e 9 marsit, të gjitha shkollat në vendin tonë do të zhvillojnë procesin mësimor.
Ministria e Arsimit ka marrë këtë vendim për të zëvendësuar pushimin e 27 nëntorit të vitit të shkuar, ku shkollat zhvilluan pushim për shkak se në atë datë ishte e hënë dhe ndiqej nga e marta dhe e mërkura si ditë pushimi zyrtar për shkak të festave të shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimit, përkatësisht më 28 dhe 29 nëntor.
Vendimi u lajmërua sot nga ministria e Arsimit dhe mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të saj, Erzen Tola.
Ende nuk dihet nëse edhe administrata publike do të jetë në punë gjatë kësaj të shtune.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co