Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur rreth dënimit të Fredi Belerit ditën e sotme duke thënë se ky vendim ishte i pritshëm për shkak të mënyrës si u trajtua situata.
Suli u shpreh se Belerit i është mohuar e drejta për të kërkuar akte ekspertimi, ndërsa tha se ai ishte mbi 4 km larg të infiltruarit në momentin e pretenduar.
Sipas tij kjo vërtetohet nga tabulatet telefonike që nuk janë paraqitur në gjykatë.
“Vendimi ishte i pritshëm për shkak të situatës që ndodhi që në fillim me linçimin e kandidatit nga ana e kryeministrit. Zotit Beleri iu mohua e drejta për të kërkuar akte ekspertimi, etj. Beleri ka qenë 4 kilometra e gjysmë larg të infiltruarit në momentin e pretenduar. Kjo vërtetohet nga tabulatet telefonike. Kjo është një çmenduri, të mos kesh të drejtë për një mbrojtje adekuate dhe drejtësia të funksionojë në humor të kryeministrit.
Na thanë të gjithë që ka video ku jemi parë, nuk ngeli gazetar pa e thënë. Thanë që kanë parë video dhe ka prova. Keni parë ndonjë sekuencë apo pamje? Beleri vajti dhe tha t’i sjellim në gjykatë këto. Ka vetëm një fotografi dhe ka dy veta që i kemi gjetur. Ky ka pantallona të kuqe dhe ngjan me Arsen Ramën dhe ai tjetri ka pantallona jeshile e ngjan me vëllanë e Arsen Ramës”, u shpreh ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co