Tuchel shpëton stolin, Bayern Munich mban të gjallë sezonin. Çdo përfundim tjetër përballë Lazio-s do të kishte pasoja të parikuperueshme te gjigandët gjerman. Bayern vret frikën dhe reagon pikërisht atëherë kur duhej, thyen pastër 3-0 Lazio-n duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League. Harry Kane bën heroin, me “bomberin” anglez që realizoi një dopietë golash, bëri pikërisht atë që nuk bëri dot Ciro Immobile, me kapitenin e Lazio-s që shpërdoroi një rast të pastër për të kaluar kryeqytetasit në avantazh.
Në minutën e 38-të, Kane përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me kokë kaloi Bayern në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në shtesë, Myler me kokë, i vetëm në zonë, devijoi në rrjetë goditjen e De Ligt duke dyfishuar shifrat. Lazio ishte e pafuqishme për të reaguar në dhe minutën e 66-të, Harry Kane ndoqi mirë aksionin, përfitoi nga devijimi i Provedal duke shtyrë topin në rrjetë, gol që hipotekoi kualifikimin e Bayern Munich.
Me këtë “dopietë”, Harry Kane shkoi në kuotën e 27 golave në Champions League, tre gola larg Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë anglez në Champions. Kjo ishte ndeshja e 57 e Manuel Neuer pa pësuar gol në Champions duke barazuar rekordin e Iker Casilla-s.
Kafshimi i Kane. Ciro shpërdoron, por Kane nuk fal, Lazio jashtë Champions, shkruan Corriere dello Sport.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co