‘Mollë sherri’, prona/ Vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari iu kundërpërgjigj me sëpatë, pamjet nga ngjarja e rëndë në Lushnjë

molle sherri prona vellai i madh e qelloi me arme 57 vjecari iu kunderpergjigj me sepate pamjet nga ngjarja e rende ne lushnje
molle sherri prona vellai i madh e qelloi me arme 57 vjecari iu kunderpergjigj me sepate pamjet nga ngjarja e rende ne lushnje

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Çukas të Fier-Sheganit. BalkanWeb mëson se 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Burime për BalkanWeb konfirmojnë se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co