Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar sot Epopenë e UÇK-së dhe sakrificat e familjes Jashari në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se sakrifica sublime e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij frymëzon në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shtuar se epopeja e UÇK-së na kujton çmimin e lirisë.
“Sakrifica sublime e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari frymëzon në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, në themelet e së cilës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit.
Lavdi të përjetshme Epopesë së UÇK-së që na kujton se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët!”, shkroi Meta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co