“Pensionistët nuk paguajnë dot energjinë”, Vasili: 250 KW të subvencionohen, të moshuarit të jetojnë me dinjitet

pensionistet nuk paguajne dot energjine vasili 250 kw te subvencionohen te moshuarit te jetojne me dinjitet
pensionistet nuk paguajne dot energjine vasili 250 kw te subvencionohen te moshuarit te jetojne me dinjitet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se pensionistët janë në një situatë të rëndë ekonomike. Ai tha se qeveria e Edi Ramës ka harruar të moshuarit. Vasili propozon që për pensionistët, qeveria duhet të subvencionojë 250 KW, ndërsa shton se 700 mijë të moshuar duhet të jetojnë me dinjitet.

Fjala e mbajtur nga nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili:  

Përshëndetje!

Jemi sërish së bashku për një çështje shumë delikate dhe kritike, lidhur me pensionistët, jetën e tyre dhe vështirësitë që ata përballen për të përballuar përditshmërinë e tyre.

Pensionistët në radhë të parë dhe mbi të gjitha, përballen me pamundësinë thuajse absolute, për të paguar  nergjinë e tyre. Besoj është skandaloze të mendosh që, pikërisht këta njerëz, me sakfricat mundin, djersën e tyre, ndërtuan veprat energjitike në vend, të cilat mundësojnë prodhimin masiv të energjisë dhe me një çmim shumë të lirë, nuk kanë asnjë mundësi që të përfitojnë dhe mbështete në një moment shumë delikat të jetës së tyre, lidhur pikërisht me energjinë elektrike.

Për Partinë e Lirisë, të qëndruarit në mënyrë të përqëndruar dhe pa asnjë devijim i kësaj çështje, është shumë themelore. Pensionet e mjerueshme të pensionistëve, dhe pamundësia e tyre për të përballuar një nevojë jetike, siç është energjia elektrike, është e papranueshme për ne.

Situata bëhet akoma dhe më e rëndë, sepse çmimi i energjisë elektrike siç e mbani mend në vitin 2015, u rrit me 25 %, gjithashtu pensionistët në një moment të dytë, u gënjyen dhe mashtruan nga qeveria, pasi vendosi taksën e jashtëzakonshme mbi prodhuesit privat të energjisë, që do të jepte bonuse për pensionistët, por ky premtim u bë përpara fushatës së zgjedhjeve.

Me të përfunduar fushata, premtimet u harruan dhe mjerimi i pensionistëve vazhdoi të ishte aty, e thellohej gjithnjë e më tepër.

Pra, vjedhja edhe e pensionistëve qoftë me rritjen e çmimit nga njëra anë, i cili nuk pruri asnjë të mirë. Vjedhjet në ndërmarrjet energjitike vazhduan po njëlloj, humbjet në rrjet ishin po njëlloj, por të gjitha paratë u përdorën për të grabitur dhe vjedhur, nga njëra anë.

Dhe mos mbajtja e premtimit për bonusin nga ana tjetër, tregojnë se cili është qëndrimi i kësaj qeverie dhe urretja e tyre, për pensionistët shqiptarë.

Çfarë situate ka vendi? Situata energjitike në vend, është krejtësisht ndryshe nga kohë më parë dhe ka të gjitha mundësitë, për të ndihmuar në mënyrë konkrete dhe të menjëhershme pensionistët. Qeveria, shteti ka të gjitha mundësitë dhe në një mënyrë të menjëhershme dhe ne propozojmë si PL publikisht hapur, pas një studimi shumë të thelluar të ekspertëve tanë të energjisë dhe ekonomisë, që 250 KW. në muaj energji, mund të subvencionohen, pra të paguhen nga shteti, duke siguruar nevojat bazike, siç është ngrohja, gatimi dhe higjena personale.

Dhe kjo do të thotë se subvencioni i energjisë, pra nga ai subvencion qesharak që jepet aktualisht, minimumi të 5-fishohet, duke i thënë mundësi pensionistëve gjithsesi ta marrin më shumë frymë. Dhe ky propozim konkret i yni si PL, që 250 KW të subvencionohen, te paguhen nga shteti për pensionistët, do u jepte mundësi që ata të realizonin nevojat e tyre më bazike për jetën.

A ka mundësi që kjo të bëhet? Pa asnjë diskutim! Sepse vetëm vjedhja massive e qeverisë e ka penguar këtë gjë, faktet flasin vetë.

Çmimi I energjisë në Europë Kontinentale, për vitin 2024 është parashikuar të jetë mesatarisht 75 euro për megavat. Pra do të thotë, është një lajm I shkëlqyer, kthehemi në nivele krejtësisht normal përpara pandemisë, dhe kostot e importit mundësojnë që të ulen dukshmë tarifat, për konsumatorin familjar.

Rënia e kursit të euros nga 12.4 lekë në thuajse 20% të një rënie, do të thotë që sot të kemi mundësi, të shitjes së energjisë, të kemi një avantazh akoma shumë herë më të madh dhe të leverdisshëm se më parë.

Gjithashtu eksporti neto, pra që Shqipëria është eksportues neto I energjisë, është rritur në mënyrë të dukshme dhe 12 % e sasisë së energjisë, pra 0.92 terravat është një energji e cila krijon të ardhura jashtëzakonisht të mëdha.

Gjithashtu mos të harrojmë janë realitete të reja shumë të rëndësishme, që konsumatorët privatë të lidhur në 6, 10, 20, 35 kilovat kanë dalë në treg të lirë dhe nuk përfitojnë më nga shërbimi universal i energjisë, që është ai që u shërben dhe mbështet konsumatorët familjarë.

Të mos harrojmë që vetë prodhuesit, kanë instaluar 160 megavat me financat e tyre, pra vetë ata pa kontributet e shteti dhe kontribuojnë në bilanc energjitik me 0.25 terravat dhe teknikisht kanë reduktuar ata vetë, humbje në rrjet, në një sasi tepër të lartë.

Është krejtësish e mundur, jo vetëm në radhë të parë pensionistët shqiptarë, ata dhe vetëm ata sepse janë shtresa më e varfër, më e goditur që marrin pensione të mjeruara, të ndihmohet, por janë të gjitha mundësitë që dhe për konsumatorët familjarë në përgjithësi, çmimi nga 12.4 lekë të ulet në mënyrë të menjëhershme në 9 lekë.

Për t’u dhënë dhe atyre mundësi, të gjithëve për të marrë frymë, sepse në fund të fundit, janë të gjithë të goditur në rritjen e çmimeve dhe të gjitha ngarkesave të tjera, që iu bëjën jetën të pamundur.

Por, në mënyrë të veçantë, për pensionistët shqiptarë kjo situatë nuk pret, sepse elementët bazikë të jetës së tyre, e kanë bërë që fundi I muajit, dita e një pensionisti të jetë shumë e rëndë, sepse ai nuk ka asnjë mundësi të shtyjë muajin.

Duke ditur se çfarë shpenzimesh të jashtëzakonshme duhen për barnat, shpesh dhe ato të paarritshme. 60% duhen për ushqimin, mendoni se çfarë do të thotë, një mos dhënie e mbështetjes për energjinë elektrike.

Ndaj propozimi i PL shumë thellësisht i studiuar, krejtësisht i realizueshëm, asgjë në raport me vjedhjen e milardave që kjo qeveri bën.

Pra ky subvencion i 250 kilovatëve, që sigurojnë elementet bazike të pensionistëve, është krejtësisht një element konkret dhe tërëisht i realizueshëm. Sigurisht ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë propozimet konkretet për ndryshimin e ligjeve përkatëse të energjisë.

Sepse situate në vend ka ndryshuar në mënyrë të dukshme. Elementët që ligji garanton për mos pasje diskriminimi nuk respektohen, pasi kuptohet, njerëz me të ardhura shumë të ndryshme dhe njerëz me të ardhura të mjerueshme si pensionistët, paguajnë afërsisht njëlloj.

Dhe kjo është e papranueshme dhe themeli i ligjit ka qenë për të ruajtur shtresat e varfëra, në radhë të parë pensionistët nga ky diskriminim, i duhet thënë mbështetje, ky është themeli i ligjit.

Së dyti, situata energjitike ka ndryshuar rrënjësisht, pasi janë shtuar shumë faktorë të rinj, mënyrat se si shitet energjia, shumë prodhues lokalë të energjisë, pra realitetit energjitike janë shtuar  në realitetin shqiptar.

Dhe gjithmonë e më shumë janë krijuar mundësitë që të furnizohen me çmime shumë të mira pensionistët në radhë të parë, por dhe gjithë qytetarët shqipatarë në radhë të dytë.

Të gjitha këto realitete të reja bëjnë krejtësisht abuzive, grabitqare, pra një hajdutëri të pastër, që kjo situatë që ndryshon në mënyrë të tillë, pra i ka të gjitha mundësitë të mos reflektojë?

Në radhë të parë ke shtresa më e goditur, më e varfër ,më e pambështetur sikurse janë pensionistët shqiptarë. Ndaj ne me konseguencë të pandryshuar, në mënyrë të përditshme, vetë me gjithë ekspertët tanë do të vazhdojmë të propozojmë dhe përpilojmë alternative gjithmonë e më konkrete, gjitmonë dhe më të prekshme, që pensionistët shqiptarë ta ndjejnë këtë mbështetje të shtetit.

Ta ndiejnë ndihmën e tij, ta ndiejnë që nuk janë të lënë mënjë anë dhe të vetmuar, por ka se kush mendon për ta. Ndaj sot ishim me këtë propozim konkret, por në ditë që do vijnë do të ketë sërish propozime të tjera, edhe për çështjetë të tjera, që do të bëjnë të mundur një trajtim në tërësinë e vet, të gjithë problemit të pensionistëve shqiptarë në vendin tonë.

Ju faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →