Humbja me Tiranën, Edi Martini: Më vjen keq, e pësuam nga mungesa e përqëndrimit

humbja me tiranen edi martini me vjen keq e pesuam nga mungesa e perqendrimit
humbja me tiranen edi martini me vjen keq e pesuam nga mungesa e perqendrimit

Edi Martini, tekniku i Teutës komentoi eliminimin në Kupë, pas humbjes me Tiranën.

“Më vjen keq për djemtë pasi luajtën shumë mirë. Dominuam pjesën e parë, në të dytën mund të shkonim 2-0. Në fund humbim një top të gjatë dhe për 2-3 sekonda, e pafalshme duke patur gjithë ato qendra. Mungesë përqëndrimi. Për rastin e fundit më vjen më tepër keq, mbrojtja është me eksperiencë dhe nuk mund të gabonim. Më vjen keq. Kotobelli? Ishin ndërrime të detyruara, ishim të ngarkuar. Eksperienca e Kotobellit na duhej, mund të futej edhe në fillim. Humb i gjithë ekipi, jo vetëm nëj individ. Dinamo? Më dhemb shumë pasi do të ishim në 4-she (gjysmëfinale). Të hënën duhet të rikuperojmë forcat dhe kampionati është shumë i gjatë, koha nuk pret”, tha Martini.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →