Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual, Vladimir Putin, si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale. Putin do të garojë për mandatin e pestë presidencial.
Për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që janë kritikuar nga ekspertët, Putini ka të drejtë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të parë ai u zgjodh president i Rusisë në vitin 2000, shkruan REL.
Putin do tĂ« garojĂ« si kandidat i pavarur nĂ« zgjedhjet e caktuara pĂ«r 17 mars. PĂ«r tâu regjistruar si kandidat, atij iu kĂ«rkua tĂ« mblidhte tĂ« paktĂ«n 300.000 nĂ«nshkrime tĂ« rusĂ«ve nga rajone tĂ« ndryshme tĂ« shtetit, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kandidaturĂ«n e tij. Nga nĂ«nshkrimet e dorĂ«zuara, 0.15 pĂ«r qind e tyre u shpallĂ«n tĂ« pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nĂ« Rusi.
Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për Putinin u evidentuan një sërë shkeljesh. Në veçanti në Shën Petersburg nënshkrimet u mblodhën nga anëtarët e komisionit të zonës, që drejtpërdrejt përbën shkelje të ligjit.
Putini është bërë kandidati i katërt i regjistruar për zgjedhjet presidenciale ruse, pas Vladislav Davankovit nga partia Populli i Ri, Nikolai Kharitonovit nga Partia Komuniste dhe Leonid Slutskyit nga Partia Liberale Demokratike. Në përgjithësi, 11 kandidatë po synojnë të garojnë në zgjedhje dhe kandidatët kanë afat të mbledhin nënshkrimet e nevojshme deri më 31 janar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co